A e dëmton bebin seksi gjatë shtatzënisë? Përgjigjen e keni këtu - AlpeGossip
A e dëmton bebin seksi gjatë shtatzënisë? Përgjigjen e keni këtu

A e dëmton bebin seksi gjatë shtatzënisë? Përgjigjen e keni këtu

Shtatzënia është një proces natyral, si i tillë edhe seksi gjatë kësaj periudhe është normal.
Luhatjet hormonale, të përzierat,dhimbja e shpinës apo ndjesia e lodhjes në disa raste mund ta ulin dëshirën për kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Por gjatë 9 muajve të shtatzënisë ju mund të keni një jetë seksuale aktive.
Mjekia gjinekologe Jonela Lulo shpjegon rëndësinë që kanë marrëdhëniet intime për gruan shtatzënë dhe për bebin.

A e dëmton seksi bebin?
Jo, seksi nuk ka asnjë ndikim negativ tek bebi pasi ai është i mbrojtur nga muret e mitrës aq sa edhe nga lëngu amniotik që gjendet në të.

Seksi në javët e fundit të shtatzënisë lehtëson procesin e lindjes?
Akti seksual në javët e fundit të shtatzënisë e lehtëson dhe e përshpejton procesin e lindjes pasi sperma përmban një substancë e cila zbut dhe e bën më elastike qafën e mitrës duke e përgatitur atë për lindjen.
Në rastet kur nëna në pritje vendos të kryej një lindje natyrale, sugjerohet kryerja e marrëdhënieve seksuale në ditët e fundit të shtatzënisë për ta lehtësuar dhe përshpejtuar lindjen