“AFTËSIA E PAZAKONTË”/ Ky burrë prek ballin me gjuhë (VIDEO) – AlpeGossip
“AFTËSIA E PAZAKONTË”/ Ky burrë prek ballin me gjuhë (VIDEO)

“AFTËSIA E PAZAKONTË”/ Ky burrë prek ballin me gjuhë (VIDEO)

Një burrë nga Nepali shpreson të bëhet pjesë e librit Gines falë aftësisë së tij të pazakontë për të prekur ballin me gjuhë.

Yagya Bahadur Katuwal, nga Urlabari, pretendon se ka gjuhën më të gjatë në botë dhë mund të mbulojë hundën me buzën e tij të poshtme.

35-vjeçari u bë shumë i njohur pasi një shok i tij publikoi në mediat sociale videon ku Katuwal prekte ballin me gjuhë.

Ndërsa shprehet se njerëzit e tmerrohen nga veprimi i tij.

“Fëmijët kurrë nuk më afrohen. Madje edhe të rriturit,”-tha Katuwal. “Nëse do bëhesha pjesë e një filmi horror, nuk do kisha nevojë për make up si aktorët e tjerë për të trembur njerëzit.”

Tani ai shpreson se aftësia e pazakontë ta bëjë pjesë të Librit të Gines.