ANTI- NGJIZJE/ Testohet me sukses pilula kotraceptive për meshkuj - AlpeGossip
ANTI- NGJIZJE/ Testohet me sukses pilula kotraceptive për meshkuj

ANTI- NGJIZJE/ Testohet me sukses pilula kotraceptive për meshkuj

Për shumë kohë, kontraceptivët kanë qenë vetëm një çështje femërore. Kontrolli ra mbi shpatullat e grave, edhe pse, për të ngjizur një fëmijë duhen dy persona.
Fatmirësisht, progreset në sektorin farmaceutik kanë avancuar deri aty sa për të zhvilluar kontraceptivët mashkullorë.

Një shembull është Shoqëria e Endokrinologëve në Chicago, e cila ka krijuar një pilulë, të quajtur “undecanoato dimethandrolone”, e njohur si DMAU, pilulë kjo që ul testosteronin dhe substanca të tjera që kanë të bëjnë me prodhimin e farës.

Tani doktoresha Christina Wang, profesoreshë mjekësie pranë Institutit të kërkimeve biomjekësore në Los Angeles, pranë qendrës mjekësore Harbor-UCLA, ka dhënë deklarata mbi testimin e kontraceptivëve mashkullorë dhe mbi progreset që janë bërë kohët e fundit.

“Rezultatet tona sugjerojnë se kjo pilulë, që kombinon dy aktivitete hormonale në një, ul prodhimin e spermës, duke e ruajtur libido”, ka thënë mjekja.

Efektet e pilulës anti-ngjizje për meshkuj

Dr. Wang, lider në këtë kërkim, ka rrëfyer se burrat që kanë marrë pilulën, kanë parë se si nivelet e testosteronit janë ulur dhe kishte një defiçit të androgjenit.

Nuk patën efekte të rënda anësore, si psh. humbje të libidos, kanë shfaqur lodhje, puçra dhe dhimbje koke, por asgjë më shumë se ç’përjetojnë gratë aktualisht nga disa pilula kontraceptive, transmeton oranews.

Disa nga burrat pjesëmarrës në testim, kanë rrëfyer për ulje të dëshirës së tyre seksuale dhe dy shenja të mosfunksionimit normal të ereksionit, por në asnjë nga rastet, nuk është dëmtuar jeta e tyre seksuale.

Doktoresha nënvizoi se, edhe pse pilula e re është një progres për komunitetin mjekësor, nuk do shitet në treg ashtu siç shiten pilulat contraceptive të grave.