PUBLIKOI KËNGËN DEDIKUAR MAMASË/ Greta Koçi ka dy fjalë për Stresin (FOTO) – AlpeGossip
PUBLIKOI KËNGËN DEDIKUAR MAMASË/ Greta Koçi ka dy fjalë për Stresin (FOTO)

PUBLIKOI KËNGËN DEDIKUAR MAMASË/ Greta Koçi ka dy fjalë për Stresin (FOTO)

Stresi së fundmi po konkurron në “Kënga Magjike” me këngën e tij dedikuar mamasë “Të du mom”.

Ky projekt u pëlqye shumë nga fansat por edhe kolegët e tij e kanë përkrahur maksimalisht.

Ishte Greta Koçi ajo e cila e bëri këtë nëpërmjet publikimit të një Instatory, pranë të cilit e ka quajtur Stresin shok.

‘’Shumë e ndjerë, shumë e bukur. Suksese shok’’, ishin fjalët e saj.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që reperi i njohur merr pjesë në këtë festival.

Vitin e kaluar ka fituar në kategorinë “Çmimi i Internetit”, çmim ky të cilin ia ka dedikuar një familjari të ndjerë.

Stresi atij i kishte premtuar se do ta fitonte këtë çmim dhe e ka çuar amanetin në vend.