Armela Hyseni flet për lidhjen me reperin: “U njohëm nga shoqëri e përbashkët” – AlpeGossip
Armela Hyseni flet për lidhjen me reperin: “U njohëm nga shoqëri e përbashkët”

Armela Hyseni flet për lidhjen me reperin: “U njohëm nga shoqëri e përbashkët”

Armela Hyseni është nga ish-banoret e “Big Brother” më të komentuara nga mediat rozë. Vetëm pak ditë më parë ajo u vu në qendër të vëmendjes pasi u përfol për një lidhje dashurie më reperin Emra Hajrizaj, i njohur me emrin e artit si Escobar.

Në një intervistë për “Panorama Plus” Armela zbuloi si ishte njohur dhe çfarë lidhje ka mes saj dhe reperit milioner.

E pyetur se si është njohur me reperin që jeton dhe bën karrierë në Londër, Armela tha: “Me Escobarin jemi njohur nga miq të përbashkët. Jemi thjesht shokë që kalojmë mirë në grup shoqëror”.

Ndërkohë e pyetur nëse cilësitë e tij prej djali të pashëm e të pasur e bëjnë atë mashkullin ideal për bukuroshen, ajo u përgjigj: “Këto karakteristika janë thjesht fasada e një personi që mund të jetë shumë, shumë i kompletuar edhe me cilësi të tjera jo vetëm të jashtme, por edhe shpirtërore. Unë nuk e njoh aq mirë dhe nuk e shoh si një partner të ardhshëm, por thjesht si shok të mirë”.

 

Më tej ajo foli dhe për televizionin duke thënë që u largua me dëshirë nga vëmendja mediatike, pasi preferon të mbarojë studimet.