ASKUSH NUK E PRISTE/ Teresa dhe Arturo bëhen prindër për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
ASKUSH NUK E PRISTE/ Teresa dhe Arturo bëhen prindër për herë të parë  (FOTO)

ASKUSH NUK E PRISTE/ Teresa dhe Arturo bëhen prindër për herë të parë (FOTO)

Angelique Boyer dhe Sebasatian Rulli janë një nga çiftet më të dashur të telenovelave meksikane të cilët janë partnerë edhe në jetën reale. Për publikun shqiptar ata u bënë të njohur që pas telenovelës “Teresa” ku Angelique luante rolin  e Teresës, ndërsa Sebastian rolin e Arturos.

Ata kanë shumë vite bashkë dhe janë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale ku nëpërmjet postimeve të ndryshme janë kthyer në një ndër dyshet më të preferuara dhe të komentuara. Së fundmi, Angelique dhe Sebastian kanë publikuar një foto ku në bluzën e aktores shkruhej: “Nënë e dragonjve”.

Ka mjaftuar ky detaj dhe të gjithë fansat e tyre kanë nisur të pyesin çiftin se nëse janë në pritje të fëmijës së parë. Të gjithë janë treguar mjaft entuziast dhe janë të bindur që aktorja është shtatzënë, mirëpo një gjë të tillë ata ende nuk e kanë konfirmuar.