BËMË MAMA TË TË NGJAJ/ Khloe është kthyer në një kopje të vogël të Zaiminës – AlpeGossip
BËMË MAMA TË TË NGJAJ/ Khloe është kthyer në një kopje të vogël të Zaiminës

BËMË MAMA TË TË NGJAJ/ Khloe është kthyer në një kopje të vogël të Zaiminës

Vogëlushja e Zaiminës, Khloe, është kthyer në një ndër bebushat më protagonistë në Instagram, ku pozon shpesh me të ëmën me veshje të kombinuara njësoj.

Në postimet e publikuara në rrjete sociale, Zaimina tregonn se çdo ditë e më shumë Khloe po merr nga tiparet e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video të Khloes në Instastory teksa i ka vendosur një filtër me paruke të zeza kaçurela, ndërsa Khloe shikon veten në ekranin e telefonit.

Siç e shohim në video, Khloe është identike e mamasë së saj dhe duket si një kopje e vogël e Zaiminës, ndërsa sytë ngjyrë blu i ka trashëguar nga i ati.