ÇFARË NDODHI? Graniti i bën Fifit deklaratën e papritur: Nesër marr valixhet e iki… – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Graniti i bën Fifit deklaratën e papritur: Nesër marr valixhet e iki…

ÇFARË NDODHI? Graniti i bën Fifit deklaratën e papritur: Nesër marr valixhet e iki…

Edhe pse u përfol shumë për një lidhje të mundshme dashurie mes Fifit dhe Granit Canës brenda shtëpisë së “Big Brothe VIP”, ishte ish-futbollisti ai që vendosi pikat mbi “i”.

Në një moment, Graniti vendosi që të sqaronte njëherë e mirë marrëdhënien e tij me këngëtaren e dashur për publikun. Ai është shprehur se e do shumë si person, por s’e sheh të ndodhë diçka mes tyre.

“I thashë që e dua shumë si person, por s’mund të ndodhi diçka mes nesh”, ka pohuar Graniti teksa i ka treguar banorëve situatën.

Pas kësaj deklarate, Fifi nuk është ndjerë aspak mirë, derisa është sqaruar me Granitin. Ky i fundit i ka thënë se nuk ndjen asgjë as për vajzat që janë pjesë e “BBV”.

Por pasi doli nga dhoma e dënimit, Graniti i rrëfeu Fifit se deri në sekondë të fundit të qëndrimit në shtëpi, të gjitha vajzat do i shohë thjesht si shoqe dhe nuk do të ndodhë asgjë më shumë me asnjërën prej tyre.

Cana la të kuptohet se nëse nuk ndodh kështu siç ai ka treguar, që nesër do të marrë valixhet dhe të largohet.

“Jena shokë edhe me ata dhe nuk ka ndodhë asgjë më shumë. Si të duash venja lapsin. Që nesër marr valixhet dhe largohem. Graniti jam, kështu jam, ju pëlqeftë mirë, s’ju pëlqen ok”, tha Graniti.

“Ideja është që ti del prej këtu kur të vijë dita”, i përgjigjet Fifi.