Çfarë s’duhet të heqim kurrë nga dollapi i rrobave? – AlpeGossip
Çfarë s’duhet të heqim kurrë nga dollapi i rrobave?

Çfarë s’duhet të heqim kurrë nga dollapi i rrobave?

Trendet mund të ndryshojnë çdo ditë, por janë disa elementë pa kohë që s’duhet kurrsesi t’i heqim prej garderobës. Ato xhinset e rehatshme pa të cilat nuk bën dot, atletet e preferuara apo xhaketa që ke më shumë përzemër. Në fakt, as mos e mendoni t’ju mërziten ndonjëherë.

Nuk ka rëndësi çfarë është apo jo në modë; nëse tregoheni të zgjuar do të dukeni gjithnjë të veshura shtrenjtë dhe me shije.

1. Një bluzë e bardhë

Oh, shpëtimi ynë! Ajo shkon me një palë xhinse, një xhaketë lëkurë apo dhe me fundin tuaj të preferuar. Vishet në çdo orë dhe është e pakohë.

2. Pulovër ngjyrë bezhë

Kjo ngjyrë neutrale ju jep pamje më të ngrohtë dhe elegante. Përveç faktit që mund ta përdorim në çdo kombinim, s’do të dukemi kurrë e veshur keq.

3. Një bluzë e gjerë sportive (hoodie) e zezë!

Është moderne, e rehatshme dhe i bën kafetë e paradites shumë herë më interesante.

4. Pantallona të gjera me bel të lartë

Një palë të tilla duhen se s’bën t’i keni në garderobë.

5. Xhaketë lëkure

Mund ta veshim për 100 vite rresht dhe s’na mërzitet kurrë.

6. Një fustan i zi.

Çfarë do të bënim pa të?!

7. Një rrip mesi.

Ndryshon tërësisht pamjen e veshjes dhe askush s’do ta kuptojë që është fustani i njëjtë.

8. Syzet!

Nëse jeni me fat dhe keni gjetur modelin që ju shkon, jini besnike!!!