Ç’ngjyrë duhet t’i keni të brendshmet, sipas meshkujve – AlpeGossip
Ç’ngjyrë duhet t’i keni të brendshmet, sipas meshkujve

Ç’ngjyrë duhet t’i keni të brendshmet, sipas meshkujve

Ngjyrat që tradicionalisht konsiderohen ngjyra mashkullore ose që janë të lidhura më fort me meshkujt, mund të jenë një zgjedhje e mirë edhe për t’i joshur ata. Faqet e internetit dhe dizajnerët e veshjeve të brendshme, zakonisht kanë parasysh preferencën e meshkujve sa herë që hedhin në treg produktet e reja. Studimet për ngjyrat e preferuara kanë zbuluar se të preferuarat e meshkujve ndryshojnë nga ato të femrave.

Po cilat janë ngjyrat e preferuara të meshkujve për të brendshmet?

Nuk ka rregulla të prera me thikë për ngjyrat që janë ose mashkullore, ose femërore, ose neutrale sa i përket ndarjes sipas gjinisë. Për shkak se ngjyrat janë edhe me nuanca të pafundme, dikush mund ta dojë një blu të fortë dhe jo të zbehtë, një tjetër dëshiron blunë e qiellit. Kjo nuk do të thotë që çdo hije e blusë është universalisht e përshtatshme. Megjithatë, disa përgjithësime janë të mundshme në bazë të studimeve të ngjyrave.

Meshkujt pëlqejnë blunë

Bluja, në fakt, është ngjyrë e preferuar si për meshkujt, edhe për femrat. Por meshkujt preferojnë blunë e fortë. Mund të jetë efekti qetësues i ngjyrës blu që e bën atë një ngjyrë të preferuar për meshkujt, por edhe nuancat e saj që lidhen me cilësi të karakterit.

 

E kuqja

E pritshme. Meshkujt e adhurojnë të kuqen në veshjet e brendshme të femrave. Është ngjyra që provokon më shumë dëshirën e tyre për seks, por po ashtu ngjyra që i rri mirë çdo lloj toni të lëkurës femërore. Nuancat e së kuqes janë po ashtu të preferuara për meshkujt.

E zeza

 

Ngjyra e preferuar e meshkujve, pak më shumë se femrat, është e zeza. Kanë një dëshirë për të shijuar gjithçka që fshihet pas një ngjyre të fortë, që gjithmonë tregon një pjesë të karakterit të tyre. Kështu, bluja dhe e zeza mund të pasqyrojnë edhe normat sociale të tyre.

Femrat preferojnë të shkëlqejnë me ngjyra më të ndezura, por në shtrat është mirë të ndjekin edhe dëshirat e partnerit, të cilat janë më tradicionale.