DOLËN ÇIFT NGA “PËR’PUTHEN”/ Çfarë po ndodh me Brunon dhe Florianën? (FOTO) – AlpeGossip
DOLËN ÇIFT NGA “PËR’PUTHEN”/ Çfarë po ndodh me Brunon dhe Florianën? (FOTO)

DOLËN ÇIFT NGA “PËR’PUTHEN”/ Çfarë po ndodh me Brunon dhe Florianën? (FOTO)

Një muaj më parë, Bruno dhe Floriana, vendosën që të largoheshin nga “Për’puthen” si çift. Ata kishin disa javë që ishin deklaruar për njëri-tjetrin e për këtë arsye dolën nga programi, që të njiheshin më mirë larg kamerave.

Gjatë kësaj periudhe që nuk janë më në emisionin e dashurisë, ata kanë dhënë intervista të ndryshme, ku nuk kanë munguar as skenat e xhelozisë. Bruno dhe Floriana kanë treguar se nuk jetojnë bashkë dhe se lidhja e tyre është ende në fazat e para.

Një muaj që dolën çift nga

Dy ish-konkurrentët janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, por duket se kanë vendosur që të postojnë sa më pak me njëri-tjetrin. E për këtë arsye, ndjekësit dyshojnë se edhe mund të jenë ndarë.

Por, si po shkon lidhja e tyre? Duket se çdo gjë është shumë mirë dhe ata janë mëse të lumtur. Së fundmi, Bruno ka ndarë me fansat një video krah Anës në rrjete sociale, ku shfaqen duke drekuar dhe të buzëqeshur. Kështu ai ka shuar çdo dyshim për marrëdhënien e tyre.

Një muaj që dolën çift nga