DY KUNATAVE S”UA NDJEN MË/ Bora Zemani dhe Jonida Maliqi dalin hapur me partnerët e tyre (FOTO) – AlpeGossip
DY KUNATAVE S”UA NDJEN MË/ Bora Zemani dhe Jonida Maliqi dalin hapur me partnerët e tyre (FOTO)

DY KUNATAVE S”UA NDJEN MË/ Bora Zemani dhe Jonida Maliqi dalin hapur me partnerët e tyre (FOTO)

Prej shumë muajsh po flitej për një romancë dashurie mes këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit të humorit Romeo Veshaj. Çifti asnjëherë nuk e kanë pranuar apo mohuar lidhjen, por më në fund romanca e tyre është konfirmuar.

Pak ditë më parë çifti u kapën mat në poza të nxehta në pishinë. Gjatë një prononcimi për “Revistën Class” e pyetur për situatën Jonida nuk dha detaje, thjeshtë tha se është e lumtur.

Së fundmi redaksia pamfleti ka siguruar një tjetër dalje publike të çiftit, ku këtë herë nuk janë vetëm por janë të shoqëruar nga Bora zemani dhe Donald Veshaj

Katërshja simpatike janë fotografuar në një nga kafet e qytetit së bashku, kjo gjë ka vërtetuar dyshimet e ngritura prej kohësh se jo vetëm Jonida është në një lidhje me Romeon por edhe Bora Zemani vazhdon romancën e saj me Donldin.

Çiftet janë lodhur duke i fshehur lidhjet e tyre, tashmë s’ua ndjen fare, kanë vendosur të dalin hapur pa iu interesuar se çfarë flitet lart e poshtë.