E injoroi para klasës 17-vjeçarin, a është kjo vajzë motivi i masakrës në gjimnazin e Teksasit? – AlpeGossip
E injoroi para klasës 17-vjeçarin, a është kjo vajzë motivi i masakrës në gjimnazin e Teksasit?

E injoroi para klasës 17-vjeçarin, a është kjo vajzë motivi i masakrës në gjimnazin e Teksasit?

Një nga adoleshentet që u vra gjatë të shtënave me armë në shkollën e Teksasit, refuzoi dhe poshtëroi publikisht vrasësin 17-vjeçar, tha e ëma e vajzës.

Shana Fisher, që mbushi 16 vjeç disa ditë përpara se të vdiste nga sulmi, ka refuzuar ngacmimet e Dimitrios Pagourtzis prej muajsh, rrëfen ajo.

“Ai vazhdoi të bëhej akoma më agresiv,” tha Rodriguez në një intervistë. Ky është një nga indikacionet e para për motivin e sulmit të së premtes në gjimnazin e Santa Fe, ku mbetën të vrarë 10 nxënës.

Megjithatë motivet e vërteta të ngjarjes pritet të konfirmohen nga prokurorët.

‘He kept making advances on her and she repeatedly told him no,’ said Shana’s (above) mom

Zyrtarët e rendit thanë se përveç dy armëve që mendohen të ishin të të atit të autorit të sulmit, në vendin e ngjarjes u gjetën edhe mjete të tjera shpërthyese, si bomba artizanale dhe tenxhere me presion. Nuk dihet në se i ati i autorit të sulmit ishte në dijeni që i biri ja kishte marrë armët e regjistruara sipas rregullave të shtetit.

Presidenti Donald Trump e cilësoi ngjarjen “një sulm absolutisht të tmerrshëm”, një nga shumë që kanë “që kanë prekur vendin për një kohë të gjatë”. Në një mesazh drejtuar të prekurve nga incidenti dhe familjeve të tyre ai tha se “ne jemi me ju në këto orë tragjike dhe do të jemi me ju përgjithmonë”. Ai u zotua për të hequr siç tha armët “nga duart e atyre që paraqesin kërcënim për veten dhe për të tjerët”.