“E KAM GJETUR BABAIN E FËMIJËVE”/ Olta Gixhari qenka fejuar me të dashurin e saj misterioz – AlpeGossip
“E KAM GJETUR BABAIN E FËMIJËVE”/ Olta Gixhari qenka fejuar me të dashurin e saj misterioz

“E KAM GJETUR BABAIN E FËMIJËVE”/ Olta Gixhari qenka fejuar me të dashurin e saj misterioz

Olta Gixhari e ka pranuar se është dashuruar me dikë. Madje ka thënë se ka rënë “në një gjendje të rehatshme, në një lumturi.” Ama, s’e dinim se lumturia kishte kaluar në nivel tjetër

E ftuar “Në kurthin e Piter Pan,” aktorja u pyet për unazat që mban në duar. Olta tha se një prej tyre ishte pak a shumë propozim. Shtoi se dëshiron të bëhet nënë edhe e një vajze dhe e një djali sepse “e ka gjetur babain [e fëmijëve].”

Për sa i përket tashmë të fejuarit të saj, Olta ka thënë: “Po jetoj me një djalë me ekonomi mesatare dhe përpiqemi t’ia dalim të dy.”

Identiteti i burrit misterioz nuk është bërë ende i ditur, por duke ditur ku jetojmë, jo për gjatë. Dimë që është shumë kursimtar, siç tregoi vetë aktorja “Në kurthin e Piter Pan.” Aq kursimtar, sa s’i dhuroi asgjë për Shën Valentin.

Urime çiftit.