Me siguri të gjithë e mbani mend Xhanan, aktorja që i mahniti të gjithë me rolin e saj në serialin turk me po të njëjtin titull. Ishte ky rol që e bëri të njohur në Shqipëri aktoren Gamze Ozçelik e cila tanimë është fokusuar tek një qëllim tjetër në jetë.
Aktorja 36-vjeçare prej disa kohësh është pjesë e organizatave në ndihmë të fëmijëve dhe ka udhëtuar në disa vende për të ndihmuar fëmijët në nevojë.
Xhanan ka ndryshuar shumë në pamje pasi së fundmi ka vendosur shami dhe dy ditë më parë ka dalë për herë të parë e mbuluar në një ceremoni të organizatës së fëmijëve “Hempa”