E VESHUR ME ROBDESHAMBËR/ Zaimina zbulon pamjet nga dhoma e gjumit madhështore (FOTO) – AlpeGossip
E VESHUR ME ROBDESHAMBËR/ Zaimina zbulon pamjet nga dhoma e gjumit madhështore (FOTO)

E VESHUR ME ROBDESHAMBËR/ Zaimina zbulon pamjet nga dhoma e gjumit madhështore (FOTO)

Herë pas here këngëtarja Zaimina Vasjari me postimet në rrjete sociale zbulon copëza pamjesh nga shtëpia e saj. Më herët ajo ka treguar pjesë të arredimit nga dhoma e ndenjës dhe kuzhinës së shtëpisë së saj luksoze.

Ndërsa sot ajo ka postuar një foto me robdeshambër nga dhoma e gjumit. Dhe veç pamjes tepër seksi të Zaiminës e shtrirë në krevat teksa pozon para aparatit në sy na ra edhe dhoma super e madhe e gjumit.

Një krevat gjigand i arreduar me jastekë të mëdhenj prej pellushi dhe një kokë krevati si një faqe e vetme muri dhoma e gjumit të këngëtares duket thjesht madhështore.

Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj duket se gëzojnë një shtëpi luksoze dhe mjaft të madhe, për arredimin e së cilës është kujdesur vetë Zaimina, duke qenë se dhe profesioni i saj është arkitekte.