Elsamedi i BB9 sulmon sërish Ambrën: Ajo më penalizoi duke… (FOTO) – AlpeGossip
Elsamedi i BB9 sulmon sërish Ambrën: Ajo më penalizoi duke… (FOTO)

Elsamedi i BB9 sulmon sërish Ambrën: Ajo më penalizoi duke… (FOTO)

Ish banori i Big Brother Albania, Elsamedi, i cili brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë u fut si çift me 19 vjecaren, Ambra, i ftuar në PopCulture theksoi se ishte pikërisht ajo që e penalizoi dhe ndikoi në daljen e tij jashtë shtëpise.

Ish banori dhe njëkohësisht rreperi rrëfeu se nëse do të kishte mundësi të zgjidhtë se me kë të ishte cift nga banoret brenda shtëpisë atëherë do të zgjidhte Fiorentinën: “Big Brother me ka ndihmuar pasi aty isha vetvetja dhe shfaqa çdo gjë që ishte pjesë e karakterit tim. Pjesëmarrja vetëm në Big Brother do të ishte më mirë për mua pasi do e shihja vetën në finale. Kisha në krah një person që teorikisht ishte çift me mua. Emri i saj ka sjellë probleme edhe në karrierën time. Pas Bigut kemi pasur diskutimet tona, por tashmë është histori e vjetër e nuk ja vlen të rikthehemi. Nëse do isha çift me Fieorentiën atëherë do ishim pretendentë për të qenë fitues”.

I pyetur nëse e ka menduar rikthimin me Ambrën pas daljes nga Big Brother Elsamedi e mohoi kategorikisht duke theksuar se ka plot vajza të tjera të bukura.

Gjithashtu i pyetur edhe për sherrin e lindur midis dy ish banoreve të Big Brother, Ambrës dhe Donës në rrjete sociale, Elsamedi shfaq pëlqimin ndaj ofendimeve të Donës për Ambrën, por që gjithsesi zgjodhi të distancohet nga debati duke thënë se janë punë vajzash.