ELVANA GJATËN APO ENCËN? Ja kë ka paguar më shumë Ermali (FOTO) – AlpeGossip
ELVANA GJATËN APO ENCËN? Ja kë ka paguar më shumë Ermali (FOTO)

ELVANA GJATËN APO ENCËN? Ja kë ka paguar më shumë Ermali (FOTO)

Producenti dhe regjisori Ermal Mamaqi është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan” së bashku me disa nga aktorët e “I love Tropoja”. Gjatë emisionit, Ermali u bë pjesë e një pyetësori me dënime, por nuk mori asnjë dënim pasi vendosi t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve.

Një prej pyetjeve që iu drejtua Ermalit ishte se kush sipas tij është aktore më e mirë Elvana apo Enca dhe cila është paguar më shumë.

“Të dyja kanë veçantinë e vetë pavarësisht se Elvana është aktore e ndërtuar edhe nga pikëpamja e edukimit sepse ka mbaruar për regji dhe e njeh çfarë është skena, filmi. Por Enca, që është mësuar me videoklipet dhe kamerat, na ka superuar në çdo pritshmëri që kishim. Do të shikoni Encën në një dimension të paimagjinueshëm. Nuk e kuptuam sesi një këngëtare që nuk ka pasur eksperienca në aktrim është në këtë nivel”, u përgjigj Ermali dhe për pagesën shtoi: “Në një projekt secili ka vendin e vetë dhe kam një metër që mas të gjithë aktorët dhe i trajtoj në të njëjtin standart dhe kjo llogaritet në sa ditë ti punon për filmin. Është me kohë pune”.

“Kush e ka pasur kohën e punës më të madhe?”, e pyeti Luana ndërsa Ermali tregoi se Elvana është ajo që ka pasur më shumë kohë pune, ç’ka do të thotë se është paguar më shumë.