Kanë kaluar 6 muaj që kur Enca publikoi këngën “Ciao”, një këngë që u pëlqye e u dëgjua shumë gjatë verës së vitit që lamë pas. Tani ka ardhur koha për hitin e radhës dhe për të Enca ka muaj që po punon.
Siç duket çdo gjë është gati dhe projekti është finalizuar, mirëpo Enca i ka vënë fansave një kusht.
Me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se këngën e re me titull “Dua” do e publikojë kur kjo foto të arrijë 100 mijë pëlqime.
Ky kusht i Encës ka ngjallur reagim të menjëhershëm tek fansat e saj të cilët kanë kohë që e presin këtë këngë. Enca ka plot 1.6 milion ndjekës, kështu që me siguri do i arrijë 100 mijë pëlqime shumë shpejt.