ENI KOÇI ZBULON SURPRIZËN/ Në 2019 bashkëpunime me këngëtarë të huaj – AlpeGossip
ENI KOÇI ZBULON SURPRIZËN/ Në 2019 bashkëpunime me këngëtarë të huaj

ENI KOÇI ZBULON SURPRIZËN/ Në 2019 bashkëpunime me këngëtarë të huaj

Këngëtarja e njohur, Eni Koçi është shfaqur gjithmonë shumë e bukur dhe është cilësuar nga ndjekësit e saj si kukulla ‘Barbie’, për shkak të tipareve shumë tërheqëse.

Së fundmi ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një pyetësor dhe duke ju përgjigjur pyetjeve që vinin nga fansat e saj, Eni zbuloi se këtë vit që vjen do të ketë bashkëpunime me këngëtarë shqiptarë dhe jo vetëm.

“Do të kesh bashkëpunime në vitin 2019?”, ishte pyetja përgjigja e të cilës ishte: “Sigurisht me artistë të Shqipërisë, por dhe të huaj”, duke na lënë kështu të kuptojmë se bukuroshja do të na sjellë materiale të ndryshme surprizë.

Kurioziteti qëndron që tani, por na duhet të presim për t’i zbuluar këto bashkëpunime.