Padyshim që ka qenë një vit shumë i suksesshëm për këngëtaren shqiptare, Era Istrefi, e cila performoi në finalen e Kupës së Botës, krahas Nicky Jam dhe Will Smith.
Mirëpo teksa po punon intesivisht për karrierën e saj, Era është përballur edhe me një problem shëndetësor. Ishte vetë këngëtarja që njoftoi fansat e saj se gjendej në spital, pasi i ishte nënshtruar një operimi.
Duke e fshehur fytyrën në videon që publikoi në “Instastory”, Era Istrefi tregonte në gjuhën shqipe edhe në anglisht se kishte operuar apendisitin, por se tanimë ishte më mirë. Këngëtarja premtoi fansat se do të rikthehet shumë shpejt me materiale të reja muzikore.