Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkura të Amerikës, aty ku po mban koncerte të ndryshme, me prani të madhe të shqiptarëve.
Në çdo koncert që ka mbajtur deri tani, fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP” është pritur shumë mirë dhe ka marrë dhurata të shumta e të ndryshme.
Së fundmi, një prej fansave të pranishëm heq orën e tij Rolex nga dora, e cila njihet si një nga orat më të shtrenjta, për t’ia dhuruar këngëtarit. Ky i fundit në fillim insiston që të mos e mbajë.
E megjithatë fansi duket i sigurt, duke i thënë Luizit: “Mbaje, mbaje!” dhe më pas artisti ia jep një personi aty pranë që t’ia mbajë.
Ndërkohë kujtojmë se në një koncert të mbajtur pak ditë më parë, skena ku po këndonte Luizi ishte e mbushur me para