Fifi mundohet të mbajë dietë, por s’e lë rehat Jon Gjebrea (FOTO) – AlpeGossip
Fifi mundohet të mbajë dietë, por s’e lë rehat Jon Gjebrea (FOTO)

Fifi mundohet të mbajë dietë, por s’e lë rehat Jon Gjebrea (FOTO)

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur nga të gjithë si Fifi, ka nisur dietën. Pak kohë më parë ajo tregoi për mediat se rrezikon të shkojë në paralizë nëse nuk i heq kilet e tepërta që ka shtuar këto kohë.

Në profilin e saj në Instagram, Fifi njoftoi fansat se ka nisur të hajë perime dhe ushqime bio. Por djali i Ardit Gjebreas, Joni nuk e lë rehat Fifin të mbajë dietë.

Ai i ka dërguar një foto me ushqimin e preferuar në Kosovë, fli, dhe i rekomandon disa gatime tradicionale që me siguri Fifit i ka shkuar mendja.

Ka qenë këngëtarja që ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me Jonin, të cilin quan “Loqkamani i zemres”.

Ajo ka sqaruar edhe sipër fotos se është bisedë dashamirëse dhe sfiduese me djalin e prezantuesit Ardit Gjebrea.