Zaimina Vasjari ishte e ftuar së fundmi në “Zemër Luana”
Këngëtarja u përfshi në një lojë bashkë më dy të ftuarat e tjera, Semi Jaupaj dhe Kanita ku do të flisnin për çështjet e zemrës. Zaimina me shumë sportivitet u përgjigj duke thënë që ajo ka patur njohjen më të çuditshme duke bërë deklartën e fortë: “ Kur jam dashuruar unë ka qënë koha e qerosave me X5”
Përgjigja e saj shkaktoi të qeshura në studio dhe është pasuar me një batutë të Besit i cili i thotë: “Por ti zgjodhe atë me X6”.
Ndërkohë që rikujtojmë se bashkëshorti i Zaiminës, Klodi është qeros e kjo është arsyeja që Zaimina ka bërë këtë deklaratë.