Qëkurse ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, Tianin, këngëtarja e famshme shqiptare Tuna i ka munguar skenës dhe të vetmet foto të janë publikuar nga periudha pas lindjes, janë foto që vetë ajo i ka postuar në rrjetet sociale.
Por së fundmi, “Gazeta Express” ka publikuar një foto ekskluzive të këngëtares, që ka zbuluar sesi dukej ajo në të vërtetë pas lindjes.
Siç është e pritshme pas një shtatzënie, Tuna duket disi më e mbushur përsa i përket formave trupore dhe në foto shihet me një pamje ujë e sapun, duke mbajtur në krahë vogëlushin e saj dhe të Patris Berishës, Tianin.
Sakaq, nëpërmjet postimeve në Instagram ajo ka bërë të ditur se po punon fort për t’ju kthyer fromave të mëparshme e sigurisht edhe skenës muzikore me një projekt të ri të shumëpritur.