Gafa e “Top Channel”, ngatërron makinën e videoklipit me atë të DEA-s amerikane – AlpeGossip
Gafa e “Top Channel”, ngatërron makinën e videoklipit me atë të DEA-s amerikane

Gafa e “Top Channel”, ngatërron makinën e videoklipit me atë të DEA-s amerikane

Njerëz jemi të gjithë dhe natyrisht mund të gabojmë në ato që themi e shkruajmë. Sigurisht në përgjithësi mediat shqiptare, përfshirë edhe veten tonë, bëjnë gabime shpejtësie, madje ndonjëherë edhe logjike. Por ajo që kanë bërë sot gazetarët e “Top Channel” nuk mund të quhet veçse një gafë e mirëfilltë.
Në një kronikë të publikuar ditën e sotme në edicionin e lajmeve të televizionit në fjalë, ku flitet në lidhje me praninë e DEA-s amerikane në portin e Durrësit, tregohet edhe një automjet policie ku sipas gazetarëve aludohet se është mjet i agjentëve të DEA-s.

Mes rreshtave të publikuara nga Top Channel, thuhet:

Një makinë me mbishkrimin “Policia” qëndron e parkuar pranë degës doganore brenda rrethimit të portit. Në automjetin e policisë dallohet qartë i stampuar edhe flamuri amerikan. Sipas burimeve konfidenciale, dy agjentë të DEA-s kanë mbërritur nga Greqia në portin më të madh shqiptar ku po inspektojnë të gjitha procedurat që ndiqen nga autoritetet në kontrollin e mallrave.
Por me sa duket, e vërteta qëndron ndryshe. Një transportues makinash që sjell shpesh makina të përdorura në Shqipëri per tregun vendas, ka kontaktuar me redaksinë tonë, i shokuar nga ajo që ka parë në kronikën e lajmeve të Top Channel.

Ai shprehet se makina në fjalë është pjesë e një grupi makinash që ai ka sjellë për të shitur në Shqipëri, madje makina e policisë amerikane është porositur enkas për një videoklip.

Në vijim kronika e Top Channel:

Ndërsa më poshtë mesazhi i qytetarit dhe fotot përkatëse:

Mirembrema JOQ, dua te di dhe sa kohe do vazhdojne trillimet, rrenat dhe mashtrimet ne kete vend? Po degjoja lajmet shpar te top channel dhe shof qe po fliste per kapjen e droges dhe thot qe ka ardh makin e dea amerikane ne durres… Per kete rast kete makine e kam sjell une… Une jam shofer, punoj rrugen Itali-Shqipri me autotrasnporter dhe kete makine e ka blere nje klient per vidjoklipe… As gje me teper s’ka lidhje me cfare thote top channel. Ne kete vend fajesohen njerez te pa fajshem, behen lajme qe prishin imazhin e cdo kujt prej nesh, ju faleminderit.