Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Eni Koçi ka qenë shumë e komentuar së fundmi për lidhjen me Genc Prelvukajn. Më në fund dyshja e ka konfirmuar lidhjen dhe nuk fshihen më.
Ndërkohë Eni dhe Genci kanë qenë të angazhuar edhe me projekte duke sjellë për publikun këngë të reja.
Ditën e sotme Eni ka dhënë lajmin e bukur se një tjetër këngë po vjen, sërish bashkëpunim.
“Gati për këngën e rradhës? Është bashkëpunim. Super surprizë”, shkruan Eni pa e bërë të ditur se me cilin këngëtar do të bashkëpunojë.
Kujtojmë që kënga e fundit e Enit ishte bashkëpunim me Gencin dhe mbante titullin “Harrove”.