Gjashtë gra flasin për seksin e tyre më të mirë dhe s’është aspak ajo që mendojmë ne – AlpeGossip
Gjashtë gra flasin për seksin e tyre më të mirë dhe s’është aspak ajo që mendojmë ne

Gjashtë gra flasin për seksin e tyre më të mirë dhe s’është aspak ajo që mendojmë ne

1. “Seksi im më i zjarrtë ka qenë ai me një 23-vjeçar, fill pasi isha divorcuar në moshën 33 vjeçare. Bëmë gjithçka që kisha fantazuar gjithmonë. Ai ishte i sjellshëm, me humor dhe ekzaktësisht gjithë ç’kisha nevojë për t’i kujtuar vetes se isha ende unë, përpos të qenurit grua dhe nënë për 10 vite.” – Liza, 33 vjeç

 

2. “I dashuri im u nda me mua krejt papritur, edhe pse më kishte prezantuar me të ëmën 3 ditë pasi ishim lidhur. Kështu si për çudi, sapo lashë apartamentin e tij, dikush që e kisha patur fiksim kohë më parë më shkroi dhe u takuam. Erdhi në apartamentin tim dhe më bëri seks oral për plot 1 orë. 1 orë! Ditën tjetër ish- i dashuri më telefonoi dhe më kërkoi të riktheheshim, por përgjigjja ishte “Jo”, sigurisht.” – Nina, 24 vjeç

 

3. “Ndodhi gjithçka kur sapo kisha lëvizur në një qytet të ri për një ndryshim në jetën time. Pasi eprori kishte flirtuar me mua për disa javë me radhë, vendosëm të hanim një drekë bashkë. Por krejt papritur kur hymë në makinë, e gjetëm veten të mbërthyer me njëri-tjetrin.” – Kelly, 38 vjeç

 

4. “Në fakt ndodhi gjatë një udhëtimi me tren ku isha pranë me dikë që e kisha fiksim në gjimnaz. Isha në një fazë post-divorc dhe e merrni me mend vetë ju. Më shoqëroi për në shtëpi me makinën e tij dhe…” – Stefani, 39 vjeç

 

5. “Pas një marrëdhënieje të dështuar dhe t-o-k-s-i-k-e, ftova një koleg të punës për të ngrënë darkë në shtëpi. Pasi pimë disa gota, po flisnim dhe i thashë që isha single dhe kështu s’e dimë si përfunduam të zhveshur. Bëmë seks gjithë natën, deri në agim. S’do ta harroj kurrë si u ndjeva dhe do ta kujtoj gjithmonë fytyrën e tij kur më përkëdhelte.” – Esther, 29 vjeç

 

6. “Kur isha 45 vjeç, nisa të dilja me një djalosh 29-vjeçar. Në takimin e parë shkuam të shihnim një shfaqje dhe ai më bëri të kaloja orgazmën në teatër. U frekuentuam edhe pak kohë pastaj u ndamë. Tani jemi thjesht miq.” – Providence, 51 vjeç