“Hante pulë me pilaf”/ Gjyqi me Soni Malaj, Arjan Konomi: U mërzit se i përmenda të dashurit që ka pasur… – AlpeGossip
“Hante pulë me pilaf”/ Gjyqi me Soni Malaj, Arjan Konomi: U mërzit se i përmenda të dashurit që ka pasur…

“Hante pulë me pilaf”/ Gjyqi me Soni Malaj, Arjan Konomi: U mërzit se i përmenda të dashurit që ka pasur…

“Na kërkoi para më shumë se ç’merr në koncertet me ‘shukariet’ dhe në mënyrë ilegale, pa faturë tatimore” – u shpreh në atë kohë Arjan Konomi pas padisë që këngëtarja e njohur Soni Malaj ngriti kundër “Shqip”, revista që opinionisti drejtonte rreth 10 vjet më parë.

Por gazetarin Arjan Konomin, i cili i kërkoi një intervistë Soni Malajt, ishte i pari rast kur personazhi kërkoi një shifër të konsiderueshme parash në këmbim të kopertinës. Soni Malaj hapi një çështje gjyqësore për një portret të pautorizuar që u botua para 8-vitesh për lidhjen e saj me balerinin italian Mirko. Arjan Konomi, në intervistën, me gjasë, ta paautorizuar nga këngëtarja, ka treguar të gjithë historinë me të, madje edhe duke u ndalur te lidhjet e saj me partnerët e mëparshëm (të njohura publikisht). Megjithatë, Soni, në kërkim të kësaj interviste, kërkoi një shkëmbim prej 2000 eurosh, shifër të cilën drejtiuesi i “Shqip” në atë kohë nuk e pranoi. Për pasojë, këngëtarja kërkoi dëmshpërblim prej 8000 eurosh, të cilat Konomi i refuzoi.

I ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Arjan Konomi rrëfeu se si ka shkuar puna me padinë e Sonit duke sqaruar edhe një herë situatën që lindi pas kërkesës për të qenë pjesë e një kopertine.

Siç tha ai nga studio e “Rudina”, në shkrim ishte përmendur gjithçka kishte thënë këngëtarja, madje edhe që kishte ngrënë pulë me pilaf: “Unë kisha thënë atë që tha ajo, pra që hëngri pulë me pilaf me të dashurin e saj. Kisha bërë edhe një përmbledhje të të dashurve të saj gjatë viteve…”

Ndërhyrjes së Rudinës se gjithçka ka qenë në kuadrin e thashethemeve dhe ngacmuese, ai iu përgjigj:

“Jo, nuk ishin thashetheme, ishin publike. Ndoshta ishin dhe pak ngacmuese, por nëse ishin lidhje publike për të cilat kishin shkruar të gjitha gazetat, pse jo? Pastaj, unë i thashë “mos u mërzit, sepse pas disa kohësh, nuk do të jetë më ky, do të jetë një tjetër.” Dhe, në fakt ashtu ndodhi…”

Sa i përket gjyqit dhe shifrës prej 8000 eurosh dëmshpërblim, që Soni kërkoi nga “Shqip”, Konomi tha se gjyqi vazhdon, por në shkallën e parë është humbur nga Soni. Ai vetë nuk është i përfshirë, sepse gjyqi vijon me revistën:

“Gjithçka ishte e bazuar në intervistat e saj televizive dhe në gjyq u çuan disqet e emisioneve dhe intervistat e saj. Fotot për të cilat u akuzuam ishin të dhëna me licensë nga personi që kishte të drejtën ekskluzive për të bërë Dancing With The Stars…”

Po si i kanë raportet sot? Pyetjes së Rudinës, Konomi i përgjigjet me humor:

“Soni nuk ka ardhur në Vuno (fshati ku Konomi ka lindur dhe është transferuar prej disa kohësh). Por shton se nga ana e saj nuk kishte asnjë dashakeqësi:

“Soni është një vajzë e mrekullueshme, përveçse një këngëtare shumë e mirë. Nuk ka pasur asnjë keqdashësi, por ishte vetëm pak kapriço nga ana e saj…”