Këngëtari i njohur dhe ish-lojtari i “Big Brother”, Seldi Qalliu, ka prezantuar zyrtarisht partneren e tij të re në ditën e saj të lindjes. Sindi Çela është 22-vjeçarja që i ka vjedhur zemrën kësaj here këngëtarit, duke i vendosur në gisht unazën, garancia që e bën lidhjen mes tyre serioze.
Ndonëse ai publikoi foton duke e puthur në buzë miss-in vetëm para dy ditësh, këngëtari na ka prezantuar me të më herët, pasi ajo ka qenë pjesë e klipit të fundit të tij “Nutella”.
E fansat, përpos urimeve, kanë nisur me pyetjet se kush është kjo vajzë, me të cilën Seldi ka bërë fejesë të fshehtë. Sindi i përket ditëlindjes 10 shtator të vitit 1998, është shqiptare dhe ka lindur në Belgjikë.
Aty është duke vazhduar dhe karrierën e saj profesionale në fushën e modës. Para dy vitesh, ajo u zgjodh shoqëruesja e parë e “Miss Brukselit”. Krahas modës, Sindi ka studiuar në degën e Ekonomikut.
E pasi e pamë në skenat romantike të klipit të tij, ku Seldi shfaqej në shtrat me të, tashmë ai vendos ta zyrtarizojë lidhjen edhe para syve të publikut, duke bërë postimin më të nxehtë ndonjëherë në “Instagram”-in e tij.
Ky vendim i rëndësishëm i artistit vjen dy vite pas ndarjes nga këngëtarja e njohur, Mimoza Shkodra, dhe pikërisht në ditën kur modelja, tashmë partnerja e tij, festoi ditëlindjen.
Sidoqoftë, çifti duket se po shijon prej kohësh një romancë të bukur, edhe pse konfirmimi u bë tani. Sa i përket pjesëmarrjes në klipin e tij “Nutella”, ata u shfaqën në skena intime, që ishin mbase një paralajmërim për çiftin e ri të showbizzit shqiptar.
Kujtojmë që Seldi pas ndarjes nga Mimoza Shkodra bëri një stopim të jetës virtuale në “Instagram”. “Interesante” titullohej kënga e tij e re, me të cilën ai u bë i gjallë në “Instagram”, një krijim ritmik dhe RnB, projekt për të cilin zgjodhi veshje gjithë ngjyra për këtë rikthim pas dy vitesh në heshtje.
Përveç ngjyrave atraktive dhe skenave me atmosferë verore, këngëtari shfaqej në shoqërinë e femrave me bikini.
Po ç’ndodhi me jetën intime të artistit, pas dy vitesh pauzë dhe zhdukjeje nga qarkullimi?
Kujtojmë që pas ndarjes nga këngëtarja Mimoza Shkodra, ai u shfaq çift me Keisi Meidinin, vajzën e Sabianit. Disa muaj pasi Seldi Qalliu u nda nga këngëtarja Mimoza Shkodra, ai vazhdoi karrierën e tij në Tiranë, ndërsa e pamë në garën VIP të spektaklit “Dance with me”.
Ndërkohë që në atë garë e pamë në krah të partneres Rashel Kolaneci, në evente jashtë televizionit shihej në shoqërinë e vajzës së Sabianit. Ata u fotografuan në një sfilatë pak ditë pasi ishte vënë re një afrimitet i tyre në rrjetet sociale, ku shkëmbenin mesazhe apo emoji me puthje e zemra.
Sipas burimeve tona, pas këtij afrimiteti fshihej thjesht një bashkëpunim, pra një këngë e re që pritej të publikohej. Keisi do të ishte kështu këngëtarja e parë në duet me Seldin, pas ndarjes së tij nga Mimoza, fejesa me të cilën u shoqërua me shumë bashkëpunime në çift.
Direkt pas fejesës me Mimozën, ai realizoi me të klipin “Dashni”, me një fabul dedikuar historisë së tyre, që nga njohja si kolegë në vitin 2012. Por Keisi ishte vajza për të cilën u tha se Seldit i ngeci filmi këtë periudhë, që për çudinë e të gjithëve stopoi jetën virtuale.
Pas ndarjes nga Mimoza, kur u fol se ai kishte nisur një histori të re me Keisi Medinin, në fillim Seldi tregoi për mediat se arsyeja pse ata shiheshin gjithmonë bashkë ishte puna për klipin e tyre.
Mirëpo, pas këtij bashkëpunimi u panë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit deri në dhjetor 2018, kur daton fotoja e fundit e Seldit me Kejsin në “Instagram”, për të ndalur aty.
Pas kësaj historie rozë të komentuar në media, Seldi stopoi edhe jetën virtuale, duke mos postuar asgjë nga aktiviteti i tij, edhe pse u tha se datat e koncerteve i linte me babanë e Keisit, Sabianin.
Më pas u fol se kënga me Keisin, me titull “S’ka dashni”, ishte një fabul që i përshtatej dhe historisë së tij të jetës deri tani me tri fejesa të dështuara, pikërisht me Dafina Zekën, Domenika Çaushajn dhe Mimoza Shkodrën.
Ndërkohë këto dy vite, Seldi ka preferuar ta mbajë jetën private dhe intime larg medias, duke qenë se historitë që ka bërë publike kanë përfunduar me ndarje.
Dhe pasi është bindur, ai na surprizon sërish duke bërë zgjedhjen e tij, edhe këtë herë me një vajzë shqiptare, por që jeton jashtë Shqipërisë.
Ai nuk ngurron t’ia shprehë asaj dashurinë hapur, duke i treguar poshtë fotove që ajo poston në “Instagram” se sa shumë e dashuro