Harroni ç’keni parë deri më tani! Festat e beqarisë u dashkan festuar ndryshe – AlpeGossip
Harroni ç’keni parë deri më tani! Festat e beqarisë u dashkan festuar ndryshe

Harroni ç’keni parë deri më tani! Festat e beqarisë u dashkan festuar ndryshe

Sezoni i dasmave ka ardhur dhe bashkë me të edhe sezoni i festave të beqarisë.

Vetëm këtë fundjavë dy vajza të famshme shqiptare festuan me shoqet e tyre ditët e fundit single.

Afërdita Dreshaj dhe Jona Spahiu postuan në story- t e tyre të Instagramit momente nga festat, të cilat duhet thënë se dukeshin të ndryshme nga njëra- tjetra.

Afërdita e festoi ditën e fundit të beqarisë në qytetin e mëkateve, Las Vegas dhe të themi të drejtën një festë të tillë “të çmendur” e kishim parë vetëm nëpër filma.

Kjo përshtypje e jona mbase lidhet edhe me fatin që Afërdita dhe mikeshat e saj, dukeshin sikur ishin zgjedhur me katalog pasi aq shumë vajza me këmbë kilometrike është zor t’i bësh bashkë në të njëjtin vend.

Ndërsa Jona Spahiu duket se kishte vendosur të qëndronte disi më e përmajtur në ditën e fundit të beqarisë, si për të treguar se nuk ka festë që ta nxjerrë Jonën nga “vetëpërmbajtja”.

Ama nuk jemi këtu për ta analizuar dhe bërë krahasimin e detajuar mes festave, por për t’ju treguar diçka tjetër.

Trendi i festave “të çmendura” të beqarisë vjen nga Amerika, pasi në atë vend vajzat dhe djemtë përpara se të martohen “mëkatojnë” për të fundit herë. Dhe me fjalën “mëkat” nënkuptojmë striptistët/et dhe shprehjen e njohur “çfarë ndodh në Vegas ngelet në Vegas” apo kudo që të bëhet festa.

Ama kjo formë nuk na qenka e vetmja për të festuar ditët e fundit të beqarisë. Më poshtë po ju listojmë disa ide, të cilat do t’ju frymëzojnë për përfshirë të tjera aktivitete në të quajturën “festë beqarie”.

Gjueti

10 djem 10 armë dhe 10 arka me birrë. Komponentët përfektë për të kaluar një ditë fantastike mes miqsh. E vetmja gjë për të cilën duhet të kujdeseni është të gjuani kur sezoni të jetë i hapur!

Poker

Me shumë mundësi kur të martoheni nuk do t’ju shkojë më mendja të luani Poker, kështu që shfrytëzoni edhe ditët e fundit!

Golf

Megjithëse një lojë zotërinjsh, Golfi është shumë argëtues për të gjithë. Një ide gjeniale për të vënë baste dhe për të kaluar një ditë të paharrueshme.

Alkool

Nëse ju dhe miqtë apo mikeshat tuaja jeni të apasionuar pas alkoolit, atëherë mund t’i ofroni vetes një degustim nga fabrika. A mund të ketë mënyrë më të hatashme për t’u bërë tapë?!

Udhëtim

Merrni makinën dhe prisni ku do të përfundoni. Me miq të mirë një udhëtim i tillë kthehet në një eksperiencë të paharrueshme.

Shtëpi në plazh

Shfrytëzojeni fundjavën për t’u mbledhur tek një shtëpi pushimi në plazh. Kështu do të keni mundësi të shijoni edhe pushimin edhe ndonjë festë të çmendur.

Paintball

Edhe loja paintball është një ide shumë e mirë, për të kaluar një ditë e cila do të mbahet mend gjatë.

Peshkim

Mbase kjo nuk është ndonjë mënyrë gjeniale, ama është një mënyrë e këndshme për të kaluar një ditë të mirë.

Hedhje me parashutë

Ehe hedhja me parashutë është diçka e cila do të mbahet mend gjatë.

Diçka tjetër

Mundësojini vetes dhe miqve apo mikeshave, diçka për të cilën nuk do të guxonit të shpenzonit