I DEDIKOI KËNGË LEDJANËS/ Mevlani sapo na tregoi nëse është penduar: S’mund… – AlpeGossip
I DEDIKOI KËNGË LEDJANËS/ Mevlani sapo na tregoi nëse është penduar: S’mund…

I DEDIKOI KËNGË LEDJANËS/ Mevlani sapo na tregoi nëse është penduar: S’mund…

Ledjana dhe Mevlani kanë qenë një nga dyshet që morën vëmendjen më të madhe gjatë emisionit “Për’puthen”. Të gjithë menduan se ata do të krijonin një çift bashkë, por në përfundim të emisionit ata ndanë rrugët me njëri-tjetrin. Mevlani dhe Ledjana nuk ndiqen as në rrjete sociale, por nuk kanë munguar thumbat për njëri-tjetrin në publik.

Së fundmi, ish-konkurrenti ka zhvilluar një intervistë 60 sekondëshe për “Prive” ku s’mundi t’i shpëtonte pyetjeve për Ledjanën.

A është penduar për këngën që i ka dedikuar asaj gjatë kohës së njohjes së tyre në emision?

“S’mund të them që jam penduar”- u shpreh Mevlani.

Duket se Mevlit i mungon ish-konkurrentja, ndaj Arjan Konomi ka tentuar t’i ribashkojë. Teksa Mevlani ka treguar në Instagram se ka nisur palestrën, vëmendjen e ka marrë komenti i opinionistit, i cili shkruan:

“Bravo Mevlan qe nise palestren. Por nuk behet ashtu kot me kot. Duhet nje instruktor/e te te mesoje ushtrimet se po keput mish. Do te flas une me nje qe njoh?”, duke nënkuptuar Ledjanën.

“Mos na hap plagë të vjetra”- i është përgjigjur Mevlani.

Gjithashtu, ai ka kujtuar më herët edhe momentet e bukura me Ledjanën në emision.

 “Akoma qesh kur e kujtoj, ishte momenti kur ne ziheshim dhe sa shikonim njëri-tjetrin në sy qeshnim të dy prapë”, ka rrëfyer Mevlani.