”I HIPNI KALIT MBRAPSHT SHUMË SHPEJT”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO) – AlpeGossip
”I HIPNI KALIT MBRAPSHT SHUMË SHPEJT”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO)

”I HIPNI KALIT MBRAPSHT SHUMË SHPEJT”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO)

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Më poshtë do të shihni komentet pikante të ditës: 

Roza Lati është një nga femrat më të përfoura të showbiz-it shqiptar. Kjo sepse bukuroshja karakterizohet nga tipi i saj i çiltër dhe spontan.

Roza është shumë aktive në rrjetet e saj sociale dhe ndan shumë gjëra me fansat e saj. Së fundmi bukuroshja ka postuar një fotografi ku duket shumë ndryshe dhe me nje look krejt të ri. 

Shumë fansave kjo pamje i duket diçka e veçantë dhe e bukur ndërsa një tjetër komentues nuk ndanë të njejtin mendim. 

Ai mendon se Roza nuk duhet të lyhet kaq shumë dhe se ishte më mirë me çiltërsinë që e karakterizonte më parë. Ai gjithashtu ka marrë mundimin dhe ta informojë bukuroshen se sipas atij, Roza i ka hipur kalit mbrapsht shumë shpejt.

Ilda Bejleri një nga femrat më joshëse dhe seksi të ekranit shqiptar është gjithmonë e komentuar për pamjen e saj. Duket se të gjithë sytë janë nga ajo dhe askujt nuk i shpëton asnjë foto që ajo hedh.

Bukuroshja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto ku duket tepër e bukur dhe e freskët teksa pozon e ulur në disa shkallë. 

Të gjithë e komplimentojnë për pozën e zonjushës që ka marrë, ndërsa një komentues është habitur dhe i kërkon Ildës llogari se pse ajo ka pozuar me këmbë mbyllur.

Rashel Kolaneci, një nga bukuroshet shqiptare më të komentuara duket se po shijon në maksimum pushimet e kësaj vere. Me foto seksi dhe provokuese ajo na tregon të gjithëve se është me ”e nxehtë” se dhe vetë vera.

Mirëpo teksa ne mendojmë se trupi i Rashelit duket kshu përshkak të kickbox-it, një ndjekës ka akoma dyshimet e veta dhe mendon se këtu ka punë silikoni.

/AlpeGossip.al