I KONSUMONI SHPESH KËTO USHQIME? Ja disa kuriozitete që nuk i kishit dëgjuar më parë rreth tyre – AlpeGossip
I KONSUMONI SHPESH KËTO USHQIME? Ja disa kuriozitete që nuk i kishit dëgjuar më parë rreth tyre

I KONSUMONI SHPESH KËTO USHQIME? Ja disa kuriozitete që nuk i kishit dëgjuar më parë rreth tyre

Shpeshherë njerëzit mësojnë kuriozitete të ralla, të cilat nuk i kanë dëgjuar më parë. Disa prej tyre mbesin mister, ndërsa disa të tjera shpjegohen në mënyra të ndryshme. Më poshtë ju sjellim disa kuriozitete rreth botës së ushqimit sipas ‘RileyChildrens’:
-Molla është më efektive sesa kafeja për zgjimin e mëngjesit.
– Brokoli përmban dyfishin e sasisë së vitaminës C në krahasim me portokallin.
-Qepët janë antioksidantë që shërbejnë si antialergjikë dhe antiviralë.
– Majdanozi ndihmon tretjen dhe qetëson dhimbjet e kokës, të vjellat dhe kollën.
– Lulelakra është e përbërë nga 91% ujë.
– Qershitë janë pjesëtare të familjes së trëndafilave.
– Limonat përmbajnë më shumë sheqer sesa luleshtrydhet.
-Xhinxheri redukton me 25% dhimbjet muskulore të shkaktuara nga stërvitja.
-Ekzistojnë afërsisht 10 mijë varietete të mollëve.
-Bajamet janë pjesëtare të familjes së pjeshkës.
-Kastravecat janë të përbërë nga 96 % ujë.
-Vezët e freskëta zhyten në ujë ndërsa ato të prishura pluskojnë në të.
-Makaronat janë krijuar në Kinë dhe jo në Itali.