I SHPËTOI TË GJITHËVE/ Momenti ku Tuna puth Patrisi në këngën e re nuk duhet humbur – AlpeGossip
I SHPËTOI TË GJITHËVE/ Momenti ku Tuna puth Patrisi në këngën e re nuk duhet humbur

I SHPËTOI TË GJITHËVE/ Momenti ku Tuna puth Patrisi në këngën e re nuk duhet humbur

Ditën e djeshme, këngëtarja Tuna kishte rezervuar një surprizë për të gjithë fansa e saj. Pas koncertit ku promovoi albumin e ri “Fortuna”, më në fund këngëtarja ka publikuar 7 këngët e saj të reja të shoqëruara me videoklip.

Këngët u pritën mjaft mirë nga fansat dhe menjëherë morën shumë klikime në Youtube. Mirëpo, një ndër këngët më të pëlqyera dhe që u komentua gjatë ishte “Tani m’ke zemër” në klipin e të cilit shfaqet edhe bashkëshorti i këngëtares, Patris Berisha teksa luan një nga instrumentet muzikor.

Në një moment Tuna i është afruar Patrisin dhe i ka falur atij një puthje, duke lënë të kuptohet se kënga i dedikohet atij. Ky moment është komentuar dhe pëlqyer shumë nga ana e fansave.