Lajmi se aktorja bukuroshe shqiptare Almeda Abazi është në pritje të ëmbël, ka lumturuar pa masë fansat e saj dhe të bashkëshortit të saj, aktorit turk Tolgahan Sayisman.
Dhe ditën e sotme, bukuroshja brune ka vendosur t’i surprizojë të gjithë duke postuar një foto të barkut të saj të zbuluar, në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ku një tjetër detaj na ngrohu zemrat.
Në foton në fjalë, pranë Almedës, shihet edhe vëllai i saj i vogël.
Vogëlushi mban dorën në barkun e motrës së tij të madhe, që do ta bëjë dajë në moshë fare të vogël. Epo mesa duket, i vogli i Almedës, si shok të parë do të ketë dajën e tij.