Ish-banorja e “Big Brother Albania” aktore në film porno: Publikohen imazhet me pullë të kuqe (FOTO) – AlpeGossip
Ish-banorja e “Big Brother Albania” aktore në film porno: Publikohen imazhet me pullë të kuqe (FOTO)

Ish-banorja e “Big Brother Albania” aktore në film porno: Publikohen imazhet me pullë të kuqe (FOTO)

Ajo ka marrë pjesë në edicionin e katërt të reality show-t “Big Brother Albania” dhe kishte udhëtuar nga Anglia enkas drejt Shqipërisë për t’u futur në shtëpinë më të famshme në vend.

 

Por sot, gati 8 vite pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother”, Elisa Çaushi do t’i rikthehet ekranit, por në një formë tërësisht të ndryshme. Siç shkruan “Panorama Plus”, ajo është pjesë e një filmi me përmbajtje për të rritur, i titulluar “End of Hope” (Fundi i Shpresës).

Në produksionin shqiptaro-anglez, 29-vjeçarja, nënë e një djali 2-vjeçar, do të luajë rolin e një prostitute shqiptare në Londër, histori e bazuar në një ngjarje të vërtetë. Në film, Elisës do t’i duhet të luajë skena me përmbajtje të forta erotike, por siç është shprehur ajo në një intervistë për “Panorama Plus” të shoqëruar me disa foto erotike të sajat, paragjykimet e mundshme nuk e kanë bërë aspak që të ngurrojë për t’u bërë pjesë e filmit.

 

“Unë me gjithë kënaqësinë më të madhe do e luaj këtë rol në maksimumin tim dhe do të jetë film shumë i prekshëm, bazuar në histori të vërteta shqiptare. Filmi jep një mesazh që do të thotë se është mirë të jemi të informuar, pra, të mësojmë nëpërmjet tij se ç’ka ndodhur në të vërtetë me qindra vajza nga Shqipëria. E këtu në Angli besoj filmi do të ketë sukses, nëse del bukur perfomanca ime dhe e kastit.”-është shprehur Çaushi.

 

E pyetur për skenat e seksit, Elisa shprehet se do të përpiqet t’i luajë sa më mirë ndërsa përsa i përket pagesës, ajo rrëfen se nuk do ta merrte përsipër këtë rol nëse nuk do të paguhej mirë. “Në fakt, nuk ia vlen ta pranosh këtë rol pa u paguar mirë. Ende jemi në bisedime, por për mua minimumi vlerës është 5 mijë £.”-është shprehur ajo.