Floriana Garo zbulon datën e dasmës: Do jetë madhështore (FOTO) – AlpeGossip
Floriana Garo zbulon datën e dasmës: Do jetë madhështore (FOTO)

Floriana Garo zbulon datën e dasmës: Do jetë madhështore (FOTO)

 

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Floriana Garo është në javët e fundit të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt pritet të sjellë në jetë një vajzë duke u bërë nënë për herë të parë.

Së fundmi Floriana ka pozuar me barkun e rrumbullakosur për “Revistawho” ku shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë vjollcë dhe me një nur të mrekullueshëm shtatzënie.

E pyetur se kur ajo dhe bashkëshorti i saj, Enis Daci do bëjnë dasmë, Floriana ka treguar se do ndodhë pas një viti dhe ka shtuar se do të jetë madhështore.

Moderatorja është shprehur se bashkë me Enisin po merren me disa biznese në Zvicër dhe se kohën e ka shumë të zënë.

E pyetur se çfarë do donte të merrte nga ajo dhe Enisi, vogëlushja që do vijë në jetë, Floriana është shprehur: “Tiparet e fytyrës së saj do doja të ishin një miks mes meje dhe Enisit. Nga unë dëshiroj të marrë buzëqeshjen dhe gjatësinë. Nga Enisi dua të marrë iniciativën, vendosmërinë dhe guximin për t’u përballur me gjithçka”.