JA PSE U LARGUA NGA APLIKACIONI/ Selena Gomez ka një problem me ‘Snapchat’ – AlpeGossip
JA PSE U LARGUA NGA APLIKACIONI/ Selena Gomez ka një problem me ‘Snapchat’

JA PSE U LARGUA NGA APLIKACIONI/ Selena Gomez ka një problem me ‘Snapchat’

Selena Gomez u rikthye pas një periudhe të gjatë shkëputjeje që prej muajit shtator të vitit të kaluar. Së fundmi këngëtarja ka qenë tepër aktive në rrjetet e saj sociale si ‘Instagram’ apo ‘Twitter’, duke publikuar herë pas here foto të ndryshme.

Selena ka publikuar një video ku është shprehur për efektet e ndryshme të ‘Snapchat’, të cilat ja kthenin të gjitha sytë në ngjyrë blu. Ajo ka menduar se efektet e progamit janë interesante, por në të nuk gjendet ngjyra kafe.

Këngëtarja ka menduar se çfarë duhet të bëjë një individ që përdor ‘Snapchat’, por sytë i ka ngjyrë kafe, duke përfshirë kështu dhe veten e saj.

Nuk dihet ende nëse programi që Selena përdor do ta marrë parasysh kërkesën e saj për të pasur dhe filtra me ngjyrën e syve kafe, por mbetet për t’u parë në vijim.