"JA SI ËSHTË TË ZËVENDËSOSH ANILËN"/ Evi Reçi flet për herë të parë për "Vizionin e Pasdites" - AlpeGossip
“JA SI ËSHTË TË ZËVENDËSOSH ANILËN”/ Evi Reçi flet për herë të parë për “Vizionin e Pasdites”

“JA SI ËSHTË TË ZËVENDËSOSH ANILËN”/ Evi Reçi flet për herë të parë për “Vizionin e Pasdites”

Evi Reçi ka nisur prej pak javësh një eksperiencë të re televizive si moderatore e ‘Vizionit të Pasdites’. Ky format ju besua këngëtares së njohur pas largimit të Anila Çelës për një tjetër emision në ‘Vizion Plus’.

Megjithëse kjo është eksperienca e parë për Evin në një format të tillë televiziv, gjërat po shkojnë shumë mirë. E ftuar sot në ‘Klubi i Mëngjesit’ në ‘Club Fm’, që drejtohet nga Suada Daci, Flori Gjini dhe Rudi Deda ajo ka folur për këtë eksperiencë të re në karrierën e saj, por jo vetëm.

Pyetjes, si është të zëvendësosh Anilën, ajo ju përgjigj: “Nuk është e lehtë të zëvendësosh Anilën, por unë kam vendosur të sjellë diçka nga vetja ime”.

Ndërsa më tej, Evi rrëfeu se ftesa i erdhi nga Holta Dulaku pas bashkëpunimit më të hershëm për ‘Dancing ëith the Stars’, por paralelisht me këtë propozim, këngëtarja e njohur ka pasur edhe një tjetër. “Po flisja me një kanal tjetër për një tjetër program, por vendosa të provoja pasditen. Programi që do të drejtoja do të ishte argëtues me muzikë dhe balet”,-ka treguar ajo.

Duke marrë parasysh se programet e pasdites janë disa edhe konkurrenca është e fortë, Evi nuk i shpëtoi as një pyetjes për këtë pjesë. “E mira është që jam një orë më vonë, dua të bëj mirë punën time. Nuk jam natyrë që t’i shoh shumë këto gjera”,-u shpreh ajo për ‘frikën’ nga konkurrenca.

Reçi ka pranuar se nuk do të heqë dorë nga muzika, por do e vazhdojë paralelisht me moderimin, madje shumë shpejt do sjellë një këngë të re. “Do të kem një bashkëpunim me Shantel. Kënga do të jetë e ritmeve “ballkan house”, e kam shkruar vet tekstin për herë të parë, por kam edhe një tjetër këngë solo”,- u shpreh ajo për ‘Klubin e mëngjesit’.

Kujtojmë se këngëtarja e njohur, nuk është për herë të parë aktive në media si prezantuese. Ajo ka drejtuar disa programe radiofonike dhe ka punuar në disa media të tjera edhe në Itali.