Janë ndarë thatë? Luana “kapet mat” me të dashurin poshtë shtëpisë (FOTO) – AlpeGossip
Janë ndarë thatë? Luana “kapet mat” me të dashurin poshtë shtëpisë (FOTO)

Janë ndarë thatë? Luana “kapet mat” me të dashurin poshtë shtëpisë (FOTO)

U përfol se janë ndarë prej disa muajsh, por Luana dhe Krenari duket se janë më të bashkuar se kurrë.
Prezantuesja dhe biznesmeni nga Kosova janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit në Tiranë, duke shkuar në shtëpinë e Luanës.

Ata janë parë në zonën “Kodra e Diellit”, ku Vjollca jeton me familjen.

Më sa duket, pasi kanë parkuar makinën tip BMW, janë nisur në këmbë bashkë me nënën e Luanës.

Theksojmë se ata nuk kanë dalë asnjëherë hapur për lidhjen e tyre por Krenari është përfshirë në një sherr fizik me një fans të fiksuar pas Luanës, duke vërtetuar kështu se ishin bashkë.