JENI ENDE NË KOHË! Kjo është dita perfekte për të zyrtarizuar lidhjen këtë vit, sipas astrologjisë – AlpeGossip
JENI ENDE NË KOHË! Kjo është dita perfekte për të zyrtarizuar lidhjen këtë vit, sipas astrologjisë

JENI ENDE NË KOHË! Kjo është dita perfekte për të zyrtarizuar lidhjen këtë vit, sipas astrologjisë

E keni menduar ndonjëherë sa bukur do të ishte sikur dita juaj e fejesës/martesës – të jetë 100% në sinkron me yjet?

Sipas astrologjisë, muaji më i mirë për t’u martuar në vitin 2023 qenkërka marsi, i cili (fatkeqësisht) është vetëm një javë larg.

Për më tepër, astrologët shkojnë më tej duke thënë se data ideale do të ishte fiks 1 marsi.

Në këtë datë të veçantë, lidhja Afërditë-Jupiter në Dash do të sjellë rritjen e shpejtë të marrëdhënieve. Megjithëse Afërdita – planeti i dashurisë, romancës dhe martesës – zakonisht përballet me më shumë sfida te Dashi, mbështetja nga Jupiteri – planeti i rritjes, zgjerimit dhe bollëkut – është i detyruar të zbusë disa nga problemet që mund të përjetojë planeti i ushqyer nga dashuria.

Meqenëse kjo lidhje do të ndodhë në shenjën e zjarrit të orientuar drejt veprimit, kjo e bën një kohë perfekte për të vepruar shpejt. Ndoshta një martesë e shpejtë në gjykatë?

Nëse nuk keni ndërmend të fejoheni kaq shpejt, të paktën dëgjoni yjet dhe organizoni një darkë romantike ose sigurohuni të jeni së bashku në 1 mars.