“Gruaja e Bukur” Roberts, gjithashtu ka ndihmuar për promovimin e kësaj nisme duke veshur një T-shirt “Choose Love” në evente apo dhe postuar pamjet e modelimit të saj në mediat sociale.

“Ju vini tek ne dhe blini batanije ose xhaketë shpëtimi dhe largoheni pa marrë asgjë me vete, e megjithatë keni marrë me vete ndjenjën e ngrohtësisë dhe dashurisë” tha Josie Naughton, shefe ekzekutive e bamirësisë.

Dyqani ‘Choose Love’, i drejtuar nga bamirësia e Ndihmës për Refugjatët, u hap në afërsi të rrugës Carnaby të kryeqytetit dhe pritet të hapet një i dytë në West Broadway, New York të martën.

Dyqani në Londër do të qëndrojë i hapur deri në janar. Gjatë vitit të kaluar ai ka arritur të mbledhë më shumë se 750,000 paund ($ 963,000)

.