KALONTE SHUMË KOHË NË INTERNET/ E dashura 61 vjeçare e masakron me grushta burrin - AlpeGossip
KALONTE SHUMË KOHË NË INTERNET/ E dashura 61 vjeçare e masakron me grushta burrin

KALONTE SHUMË KOHË NË INTERNET/ E dashura 61 vjeçare e masakron me grushta burrin

Kalonte shumë kohë në internet gjatë natës dhe për këtë arsye, e dashura e ka rrahur aq keq, sa e detyroi burrin të kërkonte ndërhyrjen e karabinierëve.

Ngjarja ndodhi në Vergato, provincë e Bolonjas në Itali.

Gruaja 61 vjeçare u arrestua, ndërsa ‘viktima’ u dërgua në spital për t’u mjekuar nga plagët e marra në fytyrë.

Për t’i shpëtuar zemërimit të të dashurës së tij dhe për të mos  marrë grushta të tjera, burri u mbyll në banjo dhe pikërisht nga aty e kanë gjetur edhe karabinierët, të cilët mbërritën në shtëpinë e çiftit.

Vetëm policët arritën të neutralizojnë zemërimin e gruas, e cila po përpiqej madje të shqyente derën, duke përdorur për këtë mobiljen e televizorit.

Kur karabinierët mbërritën në mbrëmje në banesën e çiftit, burri ishte plagosur në fytyrë, ndërsa gruaja kishte për qëllim të vazhdonte rrahjet.

Zemërimi i gruas, sipas shpjegimit të saj në polici, kishte ardhur pasi bashkëjetuesi i saj lundronte fshehtas në një faqe interneti që asaj nuk i pëlqente.

Në atë pikë e goditi me grusht në kokë dhe më pas nisi ta ndjekë derisa ai u mbyll në banjo.

Burri u dërgua në urgjencë për të kuruar plagët e marra, të cilave iu deshën 8 ditë për t’u shëruar, ndërsa gruaja u arrestua.