“KALOVA POST PARTIUM TË RËNDË”/ Delinda Disha flet për periudhën e vështirë pas lindjes – AlpeGossip
“KALOVA POST PARTIUM TË RËNDË”/ Delinda Disha flet për periudhën e vështirë pas lindjes

“KALOVA POST PARTIUM TË RËNDË”/ Delinda Disha flet për periudhën e vështirë pas lindjes

Delinda Disha ishte në programin ‘E diela jonë’ me Ermal Peçi. Në gusht të këtij viti ajo u bekua me djalin e dytë dhe për herë të parë ndan emocionet e saj:

“Ndihem një mbretëreshë mes 3 burrave. Kam bërë një lindje çezariane, të vështirë. Se kam patur mendjen kush më uroi kush jo. Kam kaluar një post partium të rëndë me Konstandinin. Vendosëm një emër shqiptar dhe kështu do jetë edhe nëse bëj një fëmijë të tretë. Nëse do bëj vajzë do ja vë emrin Tringa”.

Si ndihet Delinda përballë roleve të saj?

‘Kam bërë kaq shumë role, e them që jam më e mira sepse nuk ka dal akoma ndonjë aktore të më sfidoj me aq shumë role sa kam bërë unë edhe po ti fal 5 vite që të jetë përpara’ prapë nuk besoj se më arrin.’