KARANTINA I NDAU/ Sabriu bashkohet me të shoqen dhe i dedikon fjalët më të ëmbla (FOTO) – AlpeGossip
KARANTINA I NDAU/ Sabriu bashkohet me të shoqen dhe i dedikon fjalët më të ëmbla (FOTO)

KARANTINA I NDAU/ Sabriu bashkohet me të shoqen dhe i dedikon fjalët më të ëmbla (FOTO)

Rreth një muaj më parë këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” tregoi se ditët e karantinimit po i kalonte larg bashkëshortes së tij, Nerës. Ajo ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk po kthehej dot për shkak të mbylljes së kufijve.

Sabriu shprehej se ishte mërzitur shumë që e shoqja ishte larg dhe mezi priste të bashkoheshin. Së fundmi me anë të një postimi në rrjete sociale, këngëtari ka treguar se Nera është kthyer.

Ai ka publikuar një foto pranë të shoqes dhe shkruan se ndihet shumë i lumtur dhe për ta tani fillon vetëkarantinimi. “Jam shumë i lumtur që të kam pranë. Nga ky moment fillon vetkarantinimi. Me dashni së bashku me dashninë e jetës”, ka shkruar Sabriu krahas fotos.