Kim në gjurmët e këtyre shqiptareve, që guxuan me flokët rozë (FOTO) – AlpeGossip
Kim në gjurmët e këtyre shqiptareve, që guxuan me flokët rozë (FOTO)

Kim në gjurmët e këtyre shqiptareve, që guxuan me flokët rozë (FOTO)

Përpara se Kim Kardashian t’i lyente flokët rozë, ishte Kate Moss apo Nicki Minaj. Por nuk duam të rendisim personazhet e huaja të njohura për vendimin e tyre, por emrat e njohur shqiptarë.

Ishte fillimisht Era Istrefi në videoklipin e këngës “13” të publikuar në 2014-n, ndër të parat që eksperimentoi me ngjyrën e rozës te flokët.

Ngjyra rozë u kthye si një personifikim për këngëtaren nga Kosova, pasi edhe veshjet i zgjidhte në tonalitetet e saj.

 

Por ka disa këngëtare shqiptare që u kthyen në “kameleon” dhe guxuan me modele e ngjyra të ndryshme flokësh, ndër të cilat edhe rozë.

Aurela Gaçe

Aurela Gaçe mund të themi që nuk ka lënë ngjyrë pa provuar në flokët e saj dhe normalisht që nuk mund t’i shpëtonte as roza.

Ronela Hajati

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Ronela Hajatin. Ajo ka thënë se i pëlqen që të eksperimentojë me ngjyrën dhe gjatësinë e flokëve të saj.

Armina Mevlani
Së fundmi Armina Mevlani na befasoi duke postuar në Instastory një foto nga adoleshenca e saj, ku shfaqet me flokë rozë, pa makijazh dhe me stil “punk”.

 

“Ja ku është bomba, siç e shihni isha një adoleshente, shpirt i lirë, totalisht punk/emo me flokë rozë. Besoja në budizëm, siç e shihni në bluzën time dhe e shijoja jetën në maksimum”, shkroi Armina.

Orinda Huta

Në 2015-n, Orinda Huta donte të provonte nëse i shkonin flokët rozë. Fillimisht nuk guxoi duke i lyer, por me një paruke.

Dhe kur kuptoi që me këto flokë ajo ngjasonte si një Barbie, i provoi.

 

Enca
Nuk e dimë nëse flokët rozë të Encës ishin të saj apo një paruke, por këngëtarja ka treguar që në fillim të karrierës së saj në muzikë, se e ka ngjyrë të preferuar.

Loreta Kaçka