KONCERTI PËR PAVARËSINË E KOSOVËS/ Elvana Gjata shkëlqen me këtë fustan mbresëlënës (FOTO) – AlpeGossip
KONCERTI PËR PAVARËSINË E KOSOVËS/ Elvana Gjata shkëlqen me këtë fustan mbresëlënës (FOTO)

KONCERTI PËR PAVARËSINË E KOSOVËS/ Elvana Gjata shkëlqen me këtë fustan mbresëlënës (FOTO)

Siç mund ta keni lexuar, Elvana Gjata është e ftuara speciale e koncertit të organizuar nga Anita Haradinaj me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Pak para nisjes së koncertit, u bë publike edhe veshja e koncertit.
Qe Valdrin Sahiti, dizajneri i famshëm nga Kosova, mik dhe bashkëpunëtor i Elvanës prej kohësh, ai që zbuloi pamjet e para.

Zgjedhja e dyshes ishte një fustan blu, njësoj si flamuri i Kosovës, i çarë në njërën anë dhe i mbyllur në pjesën e sipërme. Detaji i kapeles ishte qershia mbi tortë.

Performancës së Elvana Gjatës do t’i bashkohen edhe artistë të tjerë, një ndër ta edhe violinisti i famshëm Olen Çezari.