Këngën e saj “Bodak Yellow” e keni dëgjuar kudo dhe emrin e saj po ashtu sepse Cardi B po bën namin së fundmi duke qenë në kulmin e karrierës së saj.
Vitin e kaluar ajo u fejua me reperin Offset i cili i propozoi me një unazë diamanti në publik.
Ndërsa tani çifti po presin të bëhen prindër për herë të parë, lajm i cili doli fillimisht si thashethem.
Por Cardi e ka konfirmuar dje vetë duke performuar në “Saturday night live” me barkun e rrumbullakosur.
Pas performancës së saj, i fejuari Offset postoi një foto të të dyve dhe shkroi: “Cardi dhe unë po presim me padurim për kapitullin tonë të radhës”.