Donald Trump s’ka ndërmend të paguajë asgjë për sigurinë e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, tani që çifti është zhvendosur në Kaliforni.
Harry dhe Meghan lanë shtëpinë e tyre në Vancouver, Canada me qira për t’u zhvendosur drejt Italisë para se kufinjtë mes dy vendeve të mbylleshin.
Si përgjigje për gazetarët, presidenti amerikan u shpreh se “është admirues i familjes mbretërore, por SHBA-ja s’do të paguajë asnjë qindarkë për ta”.
“Tani ata lanë Kanadanë për SHBA-në, gjithsesi, SHBA-ja s’do të paguajë asnjë lekë për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre. Ata duhet të paguajnë!”- tha Trump.
Përfaqësues të çiftit iu përgjigjën duke hënë se duka dhe dukesha s’kishin ndërmend t’i kërkonin asgjë qeverisë amerikane pasi masat i kanë marrë në mënyrë private.
Meghan dhe Harry, bashkë me vogëlushin Archie do të qëndrojnë të vetë izoluar pranë Hollywood-it, në përputhje me masat e marra nga qeveria kundrejt përhapjes së Covid-19.
Burimi:The Guardian